Kompania bcs është themeluar në vitin 1992 nga të punësuarit të mëparshëm në përfaqësinë maqedonase të el bull hn. Në atë kohë, veprimtaria kryesore e bcs ishte instalimi i (honeywell/bull mainframe systems). Në vitin 1994, bcs përkrah mirëmbajtjes së harduerit i zgjeroi shërbimet e saj nëpërmjet ofrimit të zgjidhjeve me karta dhe prodhime të kompanisë (datacardgroup). Bcs u bë firmë me bazë më të madhe të instaluar në kompjutera mejnfrejm dhe kompania e parë it në maqedoni që i instalon sistemet e para për kodim të stampimit me reliev të kartave, bankomatëve dhe sistemve për pranim të kartave. Paketa fillestare e shërbimeve, e udhëhequr nga ekipi i shkëlqyer i ekspertëve shumë të trajnuar kompjuterikë, e kualifikuan kompaninë për hyjre në revistën për top 100 kompanitë më të suskesshme. Pesë vjet me rradhë, bcs ishte e renditur si një nga top 100 kompanitë më të suskesshme në maqedoni.

Menjëherë pas kësaj mirënjohjeje, në vitin 2000 bcs startoi me program të ri të madh për zgjerim. Nëpërmjet partneriteteve me bull, nec, olivetti, avg, gigatms, microsoft, moxa, përdoruesit tanë kanë përfitime nga arritjet më të reja në teknologjinë dhe e fitojnë nivelin më të lartë të mbështetjes. Me fitimin e iso 9001:2008 sistemi për menaxhim me kualitet në vitin 2002, bcs e tregoi përkushtimin e saj drejt arritjes së shërbimit të lartë.

 

Мисија
Визија

 

Sot bcs ofron kualitet më të lartë të zgjidhjeve it dhe prodhimeve nga më shumë prodhues. Siguron shërbime harduer dhe softuer, duke përfshirë instalim dhe konfigurim, mirëmbajtje, ndihmë teknike telefonike, mbikëqyrje dhe konsultime nga distanca, dhe përfshin edhe spektër të gjerë të organizatave dhe institucioneve, si për shembull: komuna, universitete, fakultete, organizata joqeveritare, prodhues, ndërmarrje të vogla, të mesme dhe të mëdha.

Ne ndërtojmë dhe mirëmbajmë lidhje të forta me përdoruesit dhe furnizuesit tanë në kuadër të tregjeve në të cilat i ofrojmë shërbimet tona. Përdoruesit tanë më të mëdhenj janë institucionet e mëdha financiare dhe qeveritare, ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha. Me zhvillimin e bizneseve të tyre, numër i madh i përdoruesëve tanë bënë autsorsing të nevojave të tyre it dhe u mbështetën tek bcs si partner përgjegjës biznesi. Qëllimi ynë është të jeni të fokusuar drejt veprimtarisë suaj themelore të bizinesit dhe të lejoni që bcs të kujdeset për infrastrukturën tuaj it. Pa dallim të madhësisë së infrastrukturës tuaj it, profesionistët tanë it të trajnuar, të kualifikuar dhe me përvojë mund të krijojnë zgjidhje të përshtatshme që do tu përgjigjen nevojave dhe buxhetit tuaj.

Bcs ekspozohet në treg me shërbim të lartë, fleksibilitet, vlerën afariste si edhe dëshirën për suskes të përdoruesit tonë. Ne jemi të suskesshëm për shkak të ndërtimit të besimit, respektit dhe bashkëpunimit me përdoruesit tanë, bashkëpunëtorët dhe partnerët e shitjes.