Ne jemi veçanërisht krenarë për certifikatën tonë iso 9001:2008 ng iqnet që e fituam në vitin 2002.Ne jemi veçanërisht të përkushtuar në kuptimin e nevojave të klientëve tanë dhe punës së vëmendshme me ta është me qëllim të japim zgjidhje dhe shërbime me shumë kualitet, derisa vazhdimisht e shqyrtojmë dhe e përmirësojmë mënyrën e punës.
Sistemi ynë për menaxhim me kualitet (qms) përfshin dizajn, mbështetje teknike, zgjidhje dhe shërbime për sistemet it, si edhe sigurim të shërbimeve lidhur me konsultimin it.
Me qms tonë, përdoruesit tanë mund të jenë të qetë se proceset dhe procedurat tona afariste punojnë nëpërmjet qasjes së dëshmuar sistematike dhe të vazhdueshme ku kënaqësia e përdoruesit është më e rëndësishme për ne.
Gjithashtu, ne i ndajmë projektet në varësi nga madhësia e tyre. Për çdo projekt e kërkojmë qasjen më të mirë për fitimin e rezultateve më të mira. Atë e arrijmë nëpërmjet bashkëpunimit me klientët me qëllim që të gjithëve tu jetë e qartë puna dhe të jenë të kënaqur me përparimin në çdo fazë të projektit.
Përkrah asaj, ne rregullisht kërkojmë reagime kthyese që të dimë se në cilën pjesë duhet ta përmirësojmë mënyrën e punës dhe ku dhe kur të vazhdojmë me aktivitetet që funksionojnë mirë.