BCS tashmë kohë të gjatë u ndihmon institucioneve financiare që ta pranojnë teknlogjinë e re dhe të jenë në hap me trendet e reja teknologjike. Në 20 vitet e fundit, BCS krijonte në mënyrë strategjike lidhje të forta me grupe të zgjedhura mirë të prodhuesëve udhëheqës IKT, duke i përfshirë BULL, NEC, DATACARD, OLIVETTI, AVG, GIGATMS, MICROSOFT, MOXA, por nuk kufizohet vetëm me ta. Profesionistët tanë instalonin dhe mirëmbanin numër të madh të sistemeve komplekse në vend. BCS ishte kompania e parë në Maqedoni që filloi me sistemet për bankomatë dhe terminalë për shitje.
Sot, BCS institucioneve financiare u ofron zgjidhje për punë me karta që karakterizohen me siguri të lartë, besueshmëri dhe fleksibilitet. Për ata që dëshirojnë prodhimet dhe zgjidhjet më të mira, së bashku me shërbimet e jashtëzakonshme për mirëmbajtje, BCS është burimi më i mirë, vëllimi ynë i prodhimeve dhe zgjidhjeve përfshin:
- Sisteme për lëshim qendror të kartave (të certifikuara Master/Viza)
- Printera dekstop për karta
- Makineri për printim me reliev
- Sisteme për pasaportë
- Sisteme për lidhje dhe plotësim
- Softuer dhe shtojca
- Zgjidhje mobile
Përkrah asaj, si pjesë nga portofoli ynë për prodhime, ne sigurojmë edhe sisteme IT, printera për kartela kursimi, numërues të valutave/kartmonedhave dhe makineri për klasifikim, sisteme barkod, sisteme për rregullim të pritjes në rradhë, sisteme për inventar të mjeteve themelore.